Rozana dhe Gerta kanë debatuar gjatë gjithë ditës së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Këngëtarja herë pas here e pyeste gazetaren se pse nuk i ka falenderuar banorët që e shpëtuan dhe e çuan që t’a votonte publiku.

Gerta i tha se atë nuk e falenderon sepse sipas saj, ajo e ka bërë një gjë të tillë që të fitojë nga publiku i saj.

Madje ajo i përmendi edhe motrën e saj, Oltën, duke i thënë Rozanës: “A doje dhe votat e Oltës?”.

Këngëtarja i kujtoi sërish mesazhet që ish-banorja e BBV 2 i ka dërguar asaj. Madje Rozana shtoi se ajo ka qenë personi që e ka shtyrë të hyjë në këtë edicion të reality show-t dhe i ka uruar fitoren.

Pjesë nga debati:

Rozana: Pse nuk na the faleminderit që të shpëtuam dhe të çuam të të shpëtonte publiku

Gerta: Bëje dhe njëherë pyetjen se bëre lapsuse, e bëre shumë keq pyetjen

Rozana: Pse nuk na the faleminderit që të shpëtuam dhe të çuam të të shpëtonte publiku, nuk të nxorëm nga shtëpia

Gerta: Faleminderit ty nuk të them se atë po e the për veten tënde

Rozana: Si për veten time?

Gerta: Po për veten tënde, se nuk doje të merrje vota minus nga publiku, doje të merrje dhe nga publiku im

Rozana: Ke shumë publik e?

Gerta: A doje dhe votat e Oltës

Rozana: Oltën e kam zemër, Olta më uroi fitoren. Unë e kam mesazhin e Oltës, do t’a publikoj kur të dal. Kam Oltën, motrën tënde, e cila para se të vija më ka mbushur mendjen që të hyja

Gerta: Bravo i qoftë

Rozana: Kam shumë qejf të shoh e të shkosh e ta fitosh këtë Big, e çuditshme pse ma tha Olta këtë

Gerta: Po kur ta solli mesazhin je më e mira

Rozana: Nuk e di kush e ka sjellë atë

Gerta: Eta vetëm ajo më thërret mua, nuk më thotë njeri tjetër, kjo ishte shumë e qartë

Rozana: Më ke pyetur një ditë kush të ka thënë