Në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio në këtë episod janë transmetuar intervistat ekskluzive nga finalistët, ish-banorët dhe opinionistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” nga festa pas përfundimit të këtij reality-show.
Në një intervistë të shkurtër me vajzat, Miri u shpreh se pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother ndihet shumë mirë dhe se është i kënaqur me atë që ka përjetuar përgjatë rrugëtimit.
Kur u pyet në lidhje me ndryshimin e ngjyrës së flokëve të bashkëshortes së tij, gjë të cilën ai e vuri re gjatë surprizës në finalen e madhe, Miri u shpreh:
Më ka pëlqyer bionde por është shumë interesante edhe brune.
Pyetjes se cila ishte gjëja e parë që bëri pas daljes nga Big Brother, ai iu përgjigj duke thënë:
Putha vajzën.
