I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP” , Erik Lloshi. Ai përfundoi rrugëtimin e tij të martën pas një nominimi nga Zarfi i Zi që erdhi në shtëpi për shkeljen e rregullave nga Vëllai i Madh. Mbrëmjen e kaluar në studion e Top Albania Radios, këngëtari ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme.
Rikujtojmë gjithashtu se një prej situatave që mori një vëmendje shumë të madhe ishte debati dhe sherri që ai dhe Angelo bënë plan së bashku për të bërë gjasme sikur përplaseshin fizikisht me njëri-tjetrin për të parë si do të reagonin banorët e tjerë.
Në lidhje me këtë në “Big Brother Radio”, Erik Lloshi u shpreh se:
Ishte një rreng, totalisht. Por mund të them dhe besoj se më ka penalizuar pak, sepse duke qenë përpara një diskutimi shumë të fortë për pjesën e agresivitetit që u tha ndërkohë që duhet të ishte pjesë impulsive. Unë kam një potencial jashtë shumë të fortë që të gjithë banorët e dinë aty. Problemi im në këtë mes ishte që jua servira atyre në pjatë, ajo pjesa e impulsivitetit që kisha. Brenda ditës mua aty më kanë sulmuar dhjetë veta përnjëherë, duke ditur shumë mirë se çfarë lloj influence kam unë jashtë me anë të fansave dhe njerëzve dhe normalisht që donte të kapte secili nga diçka. Ky ishte gabimi që bëra unë.
Jemi kritikuar dhe nga Vëllai i Madh për këtë pjesë, sepse nuk njoftuam njeri. Mendova që të bëja një rreng, për të shkëputur vëmendjen nga një debat që po bëhej shumë i fortë. E gjithë shtëpia ishte e përqëndruar në atë debat, unë dhe Anxhelo ishim veçantë dhe Ina aty afër. Ndoshta njerëzit e kanë marrë që kam dashur të shpreh sërish pjesën e agresivitetit dhe impulsivitetit që mendohet u servir në shtëpi nga ana ime.
