Një debat i ashpër ka ndodhur mes Juelës dhe Shëndritit ditën e sotme, pasi ky i fundit e akuzoi atë se nuk reagoi kur Rogerti i bëri një pyetje të papërshtatshme një vajze tjetër.

Juela i tha se ata nuk kanë reaguar kur Greta e ka pështyrë dhe banori iu kundërpërgjigj duke i thënë ‘se e meriton të pështyhet në fytyrë’. Por jo vetëm kaq, pasi ajo i tha se ata sërish nuk kanë reaguar kur banorja i ka thënë ‘prostitutë dhe kurvë’, e ai e mohoi një gjë të tillë.

Pjesë nga debati:

Juela: Ju jeni niveli më i ndyrë që nuk keni reaguar as për një pështymë dhe as për ofendimet e prekura deri në kockë. Edhe reagoni për Selin

Shëndriti: Ti meriton me të pështyrë në fytyrë

Juela: Po, bravo, thuaje

Shëndriti: Karakteri jot i prishur, që je kundër femrave, marre me të ardhë

Juela: Pështy dhe ti

Shëndriti: Unë nuk pështyj se nuk jam ashtu niveli

Juela: Pështy dhe ti

Shëndriti: Ti duhet me shkuar te Rogerti dhe me i thënë turp të vijë që e ke bërë një pyetje të tillë ndaj një femre

Juela: Pështy dhe ti

Shëndriti: Nuk ta jap atë kënaqësi

Juela: Zhduku, rri atje

Shëndriti: Shko te Rogerti, te përkrahësi jot

Juela: Unë nuk e përkrah. Turp t’iu vijë ju. Nuk keni guxim vlla i dashur, merresh me Juelën, sepse Juela është me e fortë me u cenuar tani. Jo më ka ulur, po më ka poshtëruar para gjithë Shqipërisë me fjalët

Shëndriti: E ke merituar

Juela: Turp të iu vijë juve që e përkrahni atë

Shëndriti: Mbylle gojën

Juela: E di ça do të thotë ti thuash një femre prostitutë, kurvë

Shëndriti: Kërkush s’të ka thënë