Ylli i “Yellowstone”, Cole Hauser, ka zbuluar me humor ndërveprimet e çuditshme që ka pasur me disa prej fansave të tij të moshuara. “Kanë pasur disa që më kanë kapur nga pas. Pas disa gotave bëhen pak agresive”-tha aktori 50-vjeçar në një intervistë për Page Six. Megjithatë, ai theksoi se shumica e fansave kanë qenë shumë respektues dhe se gjithmonë është ndjerë i vlerësuar.
Pas mbylljes së serialit në dhjetor 2024, Hauser ka nisur xhirimet e një spinoff-i të ri në Teksasin e Veriut, ku do t’i ribashkohet Kelly Reilly, e cila rikthen rolin e Beth Dutton. Aktori foli edhe për marrëdhënien e fortë në ekran me Kellyn, të cilën e përshkroi si një bashkëpunim plot besnikëri dhe kreativitet. Ndërkaq, ai është i martuar prej vitit 2006 me Cynthia Daniel.


