Prej disa kohësh, Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes pas skandaleve të njëpasnjëshme, që kanë përfshirë edhe ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Syla.

Një ditë më parë, këngëtarja e njohur ka bërë një postim në profilin e “Instagram”-it, ku ka rrëfyer shumë gjëra që duket se kanë të bëjnë me jetën e saj private. Në postimin e gjatë, ajo ka vendosur që të mos përmendë emra.

“Më kanë bërë të ndihem e gabuar sepse ata/ato e urrenin saktësinë time. Më kanë vënë gjëra në gojë të pathëna sepse ata/ato nuk e dinë se çfarë do të thotë fjalë e mirë, më kanë vënë në rresht të fundit sepse isha e aftë.

Më kanë lënë vetëm atëherë kur kisha shumë nevojë. Më kanë shkatërruar urat e ndërtuara sepse ata/ato dinë vetëm të zvarriten më kanë sharë pas shpine sepse ata/ato nuk kishin kurajo të më flisnin në sy.

Më kanë rrahur krahët më kanë ngulur thika e të nesërmen më ka ardhur për vizitë. Më kanë fërshëllyer sukseset sepse ata/ato i sëmurë suksesi im. Më kanë fshehur jetën sepse minjtë kanë frikë të dalin në dritë.

Ata/ato janë ende këtu rrotull (më lexojnë në Instagram më takojnë në kafene) jam duke shkruar skenarin e radhës…Dhe unë vazhdoj të jem këtu, unë i dua sfidat.

Personaliteti im është ky që unë kam, sjellja ime varet nga ata që kam sot përballë”, shkruan Fjolla Morina në postimin e saj në rrjetet sociale.

Por Fjolla nuk e ka lënë me kaq. Ajo ka publikuar një Instastory, ku shkruan: “Me disa persona ndonjëherë mendoj që duhet ti kisha 4 duar! Dy për ti zënë me ‘shpulla’ dhe dy të tjera për të duartrokitur veten kur e bëj këtë”!

Ky reagim i këngëtares vjen pasi u zbulua se ish-bashkëshorti i saj biznesmen po denoncohet për një tjetër mashtrim. Këtë herë Fisnik Syla është paditur nga një kompani kosovare, për mospagimin e dy makinave të blera në vitin 2021.

Vlera e parave që Syla duhej t’i paguante kompanisë ishte 50 mijë euro. Por vetëm dy ditë më vonë, makinat u rishiten te një tjetër biznes, për 31 mijë euro, para të cilat Fisniku i mori kesh dhe u largua për në Dubai. Por teksa ndodhte e gjithë skena e mashtrimit, duket se makina i është ‘dhuruar’ edhe këngëtares së njohur.

Në atë kohë këngëtarja publikoi në rrjetet sociale fotot teksa shfaqej me makinën luksoze, dhuruar pikërisht nga Fisniku, që në atë kohë ishte ende i panjohur për publikun.