Rike Roçi ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Mos i bjer me Top” me Erjola Doçin dhe Ronaldo Sharkën. Në një moment gjatë intervistës, ajo është vënë përballë fotografive të disa futbollistëve të njohur shqiptar.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” do duhej që të zgjidhte nëse do të dilte në një takim apo darkë për t’u njohur.

Rike i habit dy moderatorët me përgjigjet pasi ajo herë pas here thoshte ‘është i vogël’.

Pjesë nga biseda:

Dimë që je një vajzë që prej vitesh, mos të them e para që ka shkuar në stadiumet shqiptare. Tani kam disa sugjerime për ty, janë foto futbollistësh. Sugjerime për date, për darkë, për t’u njohur.

Rike kur shikon foton e Armando Brojës: Është i vogël

Ça note i vë Rike Brojës?

Si lojtar notën 10

A do dilje në takim me këtë djalin?

Jo, është shumë i vogël

Pse? Nuk del me të vegjël?

Jo, kaloje

Elseid Hysaj?

Hysaj djalë simpatik, i martuar, shumë familjar

Do dilje në një takim me të nëse do ishte beqar?

Jo

Pse?

Nuk ka një pse, nuk është në gustot e mia

Rey Manaj?

Këtë jo e jo

Pse?

Ka qenë internist dhe unë kam një antipati për interistët deri në vdekje, jam milaniste e flaktë.

Thomas Strakosha?

Mbase, ku i keni gjetur këto foto më qafsh

Jurgen dhe Klaus Gjasula?

Unë mendoj që Jurgeni është një nga djemtë më simpatik në Shqipëri

Do dilje për darkë me Jurgenin?

Patjetër që po

Po me vëllain e Jurgenit?

Simpatik çunat

Endri Çekiçi?

Më duket shumë i vogël, nuk e di

Me trup apo si moshë?

Nga të dyja, për mua nëse nuk je 1 metër e 85 cm, nuk t’i hedh sytë, është e vështirë.

Nedim Bajrami?

Jo, i vogël më vjen keq