Kiara Tito ka folur së fundmi me Luizi Ejllin për debatet e tij brenda shtëpisë. Moderatorja e njohur mori kohë për ta këshilluar, që të mos ndikohet nga protagonizmi.
Në anën tjetër këngëtari i njohur i tha se kur është me atë nuk mendon për të tjerët në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”.
“Shkurt muhabeti. Jam me ty i harroj të gjitha, nuk më intereson. Që të futem dhe njëherë duhet të them ku e lashë. Nuk i llogaris fare, me gjithë respektin që kam. Prania jote aq sa më ka bërë mirë, më ka bërë dhe keq. Më ke marr goxha energji, ta kisha harxhuar andej do dilja lider”, tha Luizi.