Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Livia Brunga, feston ditën e sotme ditëlindjen. E në ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë urime të shumta, por vëmendjen më të madhe e mori ai i këngëtares së njohur, Rozana Radi.
Ish-finalistja e BBV 4 ka publikuar në “Instagram” një video ku shfaqet duke kërcyer me Livian, ndërkohë e ka shoqëruar me këngën e Ledri Vulës dhe Lumi B, “Krejt shokt e mi”.
Por jo vetëm kaq, pasi këngëtarja i ka bërë edhe një dedikim shumë të veçantë, ku tregon se gjithçka filloi në “Big Brother”.
Postimi i plotë i Rozana Radit:
“Njeriu me kokëfortë dhe më i dashur që njoh, sot rritet 1 vit me shumë! 😂 @liviabrunga
Gjithçka filloi në Big Brother një miqësi që nuk e kërkon, por që të gjen papritur. Një lidhje që i mbijetoi sfidave, zhurmave dhe lojërave, sepse ishte e ndërtuar mbi diçka të vërtetë.
Gjuhadol, ti je uragani im i vogël, me energjinë dhe zjarrin që të rrëmben pa paralajmërim. Më ke mësuar të shoh botën ndryshe, me më shumë ndjeshmëri dhe forcë.
Në çdo moment, ti je bekimi një bekim që nuk kërkon fjalë të mëdha, por që ndjehet në heshtje, në praninë tënde.
Faleminderit që je ajo që je: e madhe në shpirt dhe në zemër. Kjo miqësi është më shumë se thjesht fjalë, është jetë.
Vitet mund të të ndryshojnë shumë gjëra, por shpresoj që të zbusin pak atë ‘maninë’ tënde për të kundërshtuar… 😂🙈edhe pse, po ta them me dorë në zemër, ajo është pjesë e bukurisë tënde.
Paç jetë të gjatë, të mbushur me dashuri dhe qofsh e bekuar, ashtu siç janë të bekuar ata që të kanë pranë.
Sepse ti nuk je thjesht një mikeshë… ti je bekim, forcë, dritë dhe gjurmë që nuk fshihen.”
Gjuhadol, gezuar ditëlindjen! Të dua shumë.” 🎂✨”.