Modelja Serena Sula ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “She’s on air” në Top Albania Radio për të folur për klipet e saj. Moderatoret e kanë ngacmuar atë në lidhje me disa personazhe të njohur të ekranit.
Emri që asaj iu përmend është balerini i njohur, Ilir Shaqiri, për të cilin Serena ka thënë se e ka ngacmuar seksualisht. Pasi u shpall fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, ai dhe Serena kanë rastisur në ambientet e Top Channel, ku sipas modeles, ai e ka ngacmuar.
Pjesë nga intervista:
Ti ke deklaruar për Ilir Shaqirin, ke thënë se ai të ka ngacmuar seksualisht. Ishte kjo një deklaratë për zhurmë apo ka ndodhur?
Edhe Ilirin e kam pas njohur, si Laertin. I njoh këto, gjithmonë i hasi këto unë. sa herë që të mbarojë Big Brother, unë jam aty
Domethënë deklarata për Iliri Shaqirin, si qëndron e vërteta e kësaj? Apo ka qenë një deklaratë për të bërë pak zhurmë?
Ku shkeli unë, si mund të mos ketë gjëra seksuale.
Pra ka ndodhur vërtetë?
Unë iu bie shkurt gjërave. Unë o e pëlqej, o bëj seks me të, ose hiç, e lë, s’ka. Unë jam troç.
Me Ilirin si ka ndodhur?
Ilirin e njoha tek ambientet e Top Channel, duke bërë make up. Ishte me Sabianin, shkëmbyem kontaktet me njëri-tjetrin dhe u takuam
Dhe?
Më tha më kujton ish-in tim italiane
Si të ngacmoi?
Sa më pa, më pëlqeu si femër, më tha më kujton një ish-in tim që kam pasur balerinë.
I the ti që je kërcimtare?
I thashë jam për twerk, direkt unë tani

