Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, i cili prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur që të gjejë dhe të takohet me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Pasi postoi foto nga takimi i parë mes tyre, Ilirjani ka publikuar më vonë në “Instastory” disa fotografi dhe video të tjera. Madje Eltoni ka publikuar video teksa Simaku këndon në gjuhën shqipe me zërin e saj të paharrueshëm.

“Ajo është shumë mirë, shumë e lumtur dhe ka për të shkëlqyer gjithmonë”, shkruan biznesmeni shqiptar teksa ndan video të saj duke kënduar.

Në një nga videot, duket teksa Parashqevia këndon rreshtat e këngës ‘Globi, dhuratë për ditëlindje’.

“Iu ula në gjunjë për të gjithë shqiptarët. Një djalë nga Prishtina na bëri videon. Nuk ecnim dot, shqiptarë me lot në sy na ndalonin”, tregon më tej Elton Ilirjani.

Ky i fundit ka ndarë pamje nga darka që ka kaluar dje nën shoqërinë e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila u shfaq këtë javë për publikun shqiptar pasi nuk dihej asgjë për të për një kohë të gjatë.