Brikena ka biseduar mbrëmë me Juelën, në lidhje me raportin e kësaj të fundit me Mateon, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.
Brikena i tregoi Juelës në lidhje me një bisedë që kishte bërë me Kristin, ku ai i kishte thënë të shikonte se si Juela dhe Mateo qëndronin bashkë.
Banorja përsëriti se nuk ka pëlqim për Mateon dhe ata janë të lirë që të bëjnë çfarë të duan dhe se ajo nuk e ka problem aspak.
Pjesë nga biseda:
Brikena: I thashë Kristit, unë e kam thënë që nuk kam pëlqim për atë djalë. Ajo është single, ai është single, nuk ka gjë të keqe, munden me qëndruar gjithë ditën bashkë, për mua nuk ka problem. Përderisa unë nuk kam gjë me atë person, mua nuk më shqetëson gjëja. Zero fare.
Juela: Kristi mendon se ne rrimë aty për ndonjë gjë?
Brikena: Nuk e di
Juela: Është strategjia e tij me aluduar
Brikena: Ai ma tha për të më nxjerrë mua llafe dhe të jap unë mendimin tim. Unë i thashë nuk ka gjë të keqe. Edhe ty ta kam thënë që nuk kam pëlqim për Mateon, kështu që ti je dhe ndihu e lirë atë që do, kaq
Juela: Ne nuk flasim kurrë për këto gjëra, për mua është shok, fare
Brikena: Për mua nuk ka asnjë lloj problemi, fare, zero
Juela: Jo, Brik. Unë nuk kam ardhur për këto gjëra, e di pse kam ardhur
Brikena: E di, po të them ça më tha Kristi dhe ça i thashë.



