Banori i Big Brother Vip, Shëndriti ka rrëfyer brenda shtëpisë se ka vuajtur dikur nga bullizmi. Ktë histori ai e ka ndarë më herët me banoren Brikena, ku i ka treguar se ka shumë fëmijë që preken nga bullizmi duke folur i prekur.
Ditën e djeshme kur banorët u mblodhën duke rrëfyer historit e tyre Shëndriti ka rrëfyer se dikur në shkollë në adoleshencë ka qenë i bullizuar. Mes lotësh ai tha se në ditën e ditëlindjes në shkollë fillore si dhuratë e kanë mbyllur në një garazh me një qen brenda i cili e ka kafshuar dhe i ka lënë shenjë.
Për këtë histori ka folur miku i tij i ftuar në emisionin Breaking në Top News me Dafina Hysën.
“Ka ndodhur kur ai ishte në shkollën fillore. Është një fenomen që ndodh në mënyrë të frikshme dhe përhapet shumë. Historia e tij duhet të sensibilizojë njerëzit: stop bullizimit!
Familja dhe ne shoqëria kemi qenë në dijeni, por jo me detaje. Për herë të parë e dëgjuam dje.”, tha miku i tij.
