Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishte ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, e cila komentoi eksperiencën e në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E pyetur se çfarë  ka bërë ditën që doli nga BBV 4, Loredana u përgjigj:

“U mundova të flija, por më pas çohesha të lexoja komentet, isha kurioze të formoja pjesët e puzzel që më kishin ngelur pa u mbushur, ato reagimet e Jozi kur doli jashtë. Arsyeja se pse mami e babi e morën aq keq marrëdhënien time me Jozin në fillim.

Ndërsa e pyetur në lidhje me prindërit e saj, ish-banorja tha se ‘ata janë shumë krenarë’.

“Më thanë a nuk kishim të drejtë kur të thonim se je nën një hije. Pjesa jote më e bukur doli pikërisht kur ti dole nga ajo hije. Ata e dinë vlerën e fëmijës së tyre dhe ça meriton. Mami e babi kanë shumë besim tek unë. Sado marr vendime të gabuara, e di cili është limiti dhe aty nuk toleroj”, tha Loredana, e cila shtoi se pasi ka dalë nga BBV 4 prindërit ishin në merak dhe i kanë thënë ‘me mend në kokë’.

Teksa u pyet nëse e konsideron një gabim lidhjen me Jozin, ish-banorja u përgjigj:

“Jo, thjesht ndodhi. Unë mësova plot, prapë më ka dhënë shumë emocione, banorët e tjerë nuk i kanë ndjerë ato që kam ndjerë unë. Nuk e prisja dot me thikë, nuk dija ku të futesha, unë e shikoja atë njeri në sy dhe më jepte emocione”.

Moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni, vuri re se Loredana vijon që të mbajë unazën që vendosi gjatë dasmës me Jozin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ajo i kujtoi Bratit se kur ish-banori ka dhënë intervistë në “Shqipëria Live” menjëherë sapo doli nga BBV 4, ai nuk e mbante unazën e tij.

“Unë sa të kem ndjenja s’do ta heq. E kam më shumë për veten time se sa për të tjerët. Unë edhe kur isha aty brenda dhe Jozi ishte me një gocë tjetër e mbajta”, u shpreh Loredana.