E ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Kleoniki Delijorgji, për të folur më shumë për disa nga deklaratat e saj virale në rrjet, por jo vetëm…
A mendon se ka frustrim në mediat sociale që i bën njerëzit të shpërthejnë?
Njerëzit projektojnë shumë. Dikush mund të vijë e të më thotë që “ti je goca e babit, ti merr lekë nga babi”. Po, ky është fakt. Ku është problemi jot? Problemi është që babi jot nuk ka mundur të bëjë të njëjtën gjë me ty dhe ti po e projekton këtë frustrim ndaj meje? Kjo është e vërteta, është fakt.
Të bezdisin këto lloj komentesh apo i anashkalon?
Shumicat i anashkaloj, sepse jam që 15 vjeç në botën e medias, kështu që gjysmën e jetës sime e kam kaluar në këtë fushë dhe jam mësuar. Por nuk mund të mohoj që jam njeri dhe disa gjëra më prekin. Por kur më prekin disa gjëra, rri e pyes veten time se pse më prekin? Pra e kthej në një reflektim me veten time dhe gjej edhe një dhuratë tjetër brenda vetes sime.
Sa e rëndësishme është për një djalë që të duket i bukur si ti?
Asnjëherë nuk jam tërhequr ndaj pamjes fizike. Nëse të tregoj foto të ish-ave të mi… Nuk më intereson pamja fizike, nuk jam e interesuar ndaj kësaj. Duhem trajtuar si një Perëndeshë.
Sa herë e ke gjetur këtë në jetën tënde?
Shpesh. Them që ish partnerët e mi më kanë trajtuar goxha mirë. Kanë pasur dhe ata ato problemet e veta, por e kam marrë si trajtim.
A është ky trajtim edhe financiar?
Në të gjitha aspektet. Preferoj të jem me një mashkull të varfër që është bujar me mua, se sa një mashkull që është i pasur dhe kurnac.
