Prej disa ditësh ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Luli, ka zbuluar se nuk është më me Serena Sulën. Kjo e fundit e ka cilësuar veten si “mbretëresha e terk”-ut.
Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli në lidhje me marrëdhënien e saj me Arjonin. Sula dha më shumë detaje rreth lidhjes që ata kanë pasur dhe arsyen e ndarjes.
“Unë kam ndarë çdo gjë me të, makinë e gjithçka. Nga besimi i tepërt, dashuria t‘i verbon sytë dhe unë nuk kam vënë as firma asgjë. Nuk e kam pritur këtë lloj ndarjeje nga Arjoni sepse i kam besuar atij. Makinën e kishim blerë bashkë por është në emër të Arjonit. Ai ka marrë makinën. Nuk ma merr mendja që do të ketë rikthim”, u shpreh Serena.
Pjesë nga intervista:
Flori Gjini: Mos ka ikur për çështje pune?
Serena Sula: Ça pune? Ai s‘ka punë ça pune ka ai.
Flori Gjini: Pse me çfarë jetonit ju të dy?
Serena Sula: Serena Sula
Flori Gjini: Ti e ke mbajtur Arjonin?
Serena Sula: Po normale unë kam qenë pika kyçe.
Erjona Rusi: Pra ti e ke mbajtur me para.
Serena Sula: Arjoni nuk ka punuar në asnjë vend.