Dyshimet morën fund! Çifti më i përfolur në botë, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, kanë surprizuar miliona ndjekës duke konfirmuar me një foto mjaft domethënëse se tashmë janë burrë e grua.

Ronaldo postoi në profilin e tij zyrtar në Instagram një foto që nuk la vend për dyshime. Në imazhin e mësipërm, shihen duart e çiftit të bashkuara, ku spikasin qartë dy unaza të thjeshta e elegante floriri në gishtat e tyre të martesës. Krahas fotos, e cila menjëherë është vërshuar nga pëlqimet dhe komentet e pafundme, superylli i futbollit la një përshkrim të thjeshtë por mjaftueshëm: inicialet e tyre, “C ❤️ G”.