Me një fustan të gjatë mbrëmjeje në ngjyrë smeraldi, një gjerdan perlash në qafë, me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë dhe mbi të gjitha këto, me shpatullat tërësisht të zbuluara.


Kështu është paraqitur kancelarja gjermane, Angela Merkel në edicionin e 101 të “Festival Wagneriano”, në premierën e një opere të famshme të Vagnerit, që mbahej në Bayreuth. Kancelaria gjermane shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Joachim Sauer, i cili gjithashtu dukej mjaft elegant i veshur me smoking. Përpara se të hynte në ambientet e brendshme të operës, Merkel bëri një ekzibicion përpara publikut që qëndroni në të dyja anët e tapetit të kuq, duke shpërndarë madje edhe autografe; tamam si një yll Hollivudi.


Asnjë se kishte parë deri më sot të veshur në këtë mënyrë në një dalje publike kancelaren e hekurt gjermane, larg nga xhaketat e saj të preferuara me tre-katër kopsa. 26 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)