Një grua, e cila ka bërë një jetesë mjaft të mirë falë gjoksit të saj të madh, ka zbuluar së fundmi se ka futbollistë amerikanë që i bëjnë mesazhe në rrjetet sociale.
Demora Avarice, nga Amerika, ka qenë një modele e kolme që nga viti 2011. Me kalimin e viteve, 36-vjeçarja ka arritur që të fitojë 20 mijë paund në muaj.
“Daily Star” shkruan se ajo ka shpenzuar 16,000 paund për një transferim dhjami, pasi pa gjoksin e saj të rritej. Demora është shprehur se ajo ka mbetur e habitur kur ka vënë re se njerëzit ishin të interesuar për gjoksin e saj dhe ende nuk e ka kuptuar pse.
“Ka mijëra burra që më shkruajnë në rrjetet sociale, shumë lojtarë të futbollit amerikan. Kam folur me shumë njerëz interesantë dhe të mrekullueshëm, që sinqerisht jam befasuar”, ka thënë 36-vjeçarja.
Por ajo ka shtuar se shpeshherë ka edhe mesazhe të çuditshme, ku disa i nisin edhe foto të organit gjenital.
“Unë e mbyll shpejt dhe i bëj të ditur se nuk bëj ashtu lloj bisedash. Në fakt kam bërë edhe miq të mirë me disa njerëz dhe vazhdoj të flas me ta sot, edhe pse sigurisht që nuk shkoj aty ku ata duan”, tha Demora.