Këngëtari i njohur italian Fedez feston sot ditëlindjen dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një urim nga bashkëshortja e tij, blogerja e njohur Chiara Ferragni. Kjo e fundit ka zgjedhur të postojë një foto seksi të të dyve në shtrat që mori shumë vëmendje. Ndërkaq, Chiara shkruan:
Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, djalit që më ndryshoi jetën 6 vite më parë dhe më ndihmoi të krijoja familjen tonë të ëndrrave. Për shumë vite të lumtura dhe plot pasion bashkë.
View this post on Instagram
Ferragni ka treguar përmes Tik Tok fillimet e historisë së dashurisë me partnerin e saj, Fedez. Pasi zbuloi foton e parë nga e cila njohu burrin që do të bëhej bashkëshorti i saj i ardhshëm, sipërmarrësja kujtoi momentin e takimit të parë, mesazhet e para, e shumë detaje të tjera të njohjes së tyre nga fundi i 2015-ës deri në fillim 2016. Takimi i parë i “Ferragnez”-it daton në dhjetor 2015. Në atë kohë Chiara Ferragni jetonte ende në Los Angeles dhe ishte fejuar me një djalë kalifornian, një lidhje që nuk e bëri të ndihej mirë dhe kjo ishte arsyeja pse ajo po përpiqej për t’i dhënë fund. Fedez ishte gjithashtu i lidhur me një vajzë tjetër. Prandaj të dy u takuan në Milano thjesht për arsye pune. Dyshja e njohur italiane janë padyshim një nga çiftet më të njohura e me të komentura në botën e showbiz-it. Ata shquhen për natyrën e thjeshtë e pa komplekse që kanë.