BB VIP – Disa prej banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë më shumë se 100 ditë brenda, larg familjes, miqve dhe njerëzve të dashur.
Familjarët janë mbështetësit kryesorë të tyre dhe e tregojnë këtë përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.
Vëllai i Donaldit, Romeo, herë pas here poston foto ose video të aktorit të humorit. Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit një foto mjaft të ëmbël. Romeo ka treguar se si prindërit e tyre, gjejnë një mënyrë për të qëndruar sa më pranë të voglit të tyre.
Të shtrirë në krevat, ata mundohet të shohin “Big Brother VIP” sa më shumë orë të ditësh që të “çmallen” sadopak.
“Zgjohem të pi ujë gjatë natës dhe gjej këto rojet. Njëri sy hapur dhe tjetri sy mbyllur”, shkruan Donaldi në një “Instastory”, ku ka publikuar foton e tyre.