Barbana Dini ka ndarë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar vëllain e saj të ndjerë, këngëtarin Ergi Dini, i cili humbi jetën më 21 nëntor 2016.
Në postimin në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur rrëfen se lajmin tragjik e mori përmes një telefonate që i ndryshoi përgjithmonë jetën.
“Thonë se koha shëron çdo plagë, por nuk mund të them se është e vërtetë. Është thjesht një gënjeshtër më shumë për të ngushëlluar vetveten,” shkruan Barbana, duke shprehur dhimbjen e pashuar për humbjen e vëllait.
Ajo thekson se humbja e Ergit ka ndikuar thellë në jetën e saj, duke i ndryshuar perspektivën dhe duke e detyruar çdo ditë të mësohet me mungesën e tij.
“Uroj të kesh gjetur paqen e përjetshme së bashku me babin… derisa të takohemi sërish, i vogli im,” shton ajo në dedikimin prekës.

Postimi i plotë:
Si iken 9 vite qe nga largimi yt vella?!Duken kaq shume vite por kaq i afert 21 nentori i vitit 2016, ku me nje telefonate mora lajmin se te humbem pergjithmone…
Thone se “koha sheron cdo plage” por nuk mund te them se eshte e vertete. Eshte thjesht nje genjeshter me shume per te ngushelluar veten…
Me ikjen tende sfidat e mia ndryshuan! Gjate ketyre viteve mesova si te jetoj duke me munguar ti, cdo dite, sado kohe te kaloje… Uroj te kesh gjetur paqen e perjetshme se bashku me babin…derisa te takohemi serish i vogli im…

