Imazhet e reja të frikshme të një spitali të braktisur në Angli, tregojnë ende shishet e gjakut në frigorifer dhe fjalën “ndihmë” të shkruar në mure.
Ishte eksploruesi 25-vjeçar, Sonny, ai që vuri re objektin e shkretë dhe kaloi gjashtë orë duke ecur nëpër ndërtesën e harruar në kohë.
Breda, ai gjeti dhoma pacientësh me shtretër dhe televizorë plotësisht funksionalë, si dhe dhoma të pajisura me urgjencë. Por 25-vjeçari mbeti i habitur nga një zbulim i tmerrshëm.
“Dhomat me rreze X me të gjitha makineritë ishin ngrirë në kohë, e gjithashtu një laborator që kishte ende mostra gjaku të fshehura”, ka thënë Sonny, shkruan “The Sun”.
Sipas tij, ishte një pjesë e sallave të operacionit që dukej krejt e re dhe tjetra ishte diçka jashtë apokalipsit.
“Gjetëm gjithashtu një kafene dhe disa hapësira zyre me dokumente dhe kompjuterë. Kemi hasur në disa nga gjërat më të çmendura dhe nuk dukej reale”, ka shtuar 25-vjeçari, i cili fotot i ka publikuar në “Jam Press”.