Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” mes Malit dhe Mirit. Ky i fundit akuzon Malin se i ka marrë cigaret, si dhe i kthehet Stenaldos duke i thënë se ka bashkëpunuar me të.

Si pasojë Miri i merr Malit syzet nga koka, që gjë nuk u prit aspak mirëë nga Mali.

“Më tërheqe flokët. Kë prek në kokë ti? Nuk qenke normal, a e sheh veten. Kë prek në kokë, unë nuk të kam prekur kurrë. Edhe më preke në kokë dhe më the kam me të takuar me çunat e Tiranës. Ke me mbajt përgjegjësi për këtë gjë”, i tha Mali-Mirit.

Pjesë nga debati:

Miri: Ej, Stenaldo qenke dhe ti bashkëpunëtor. Nxirri

Mali: Kërko falje që më bullizove

Miri: Stenaldo hajde foli, se më ka marrë gjënë personale

Mali: Hej, syzet e mia

Miri: Po ato të kujt janë? Janë të miat, i vodhe

Mali: Më jep syzet

Miri: Nuk ti jap, hajde merri

Mali: Janë të personalizuara

Miri: Nuk ti jap, edhe Stenaldo që po të thoshte ‘hej’ se po vjen

Stenaldo: Je komplet gabim

Miri: Nuk ke për të mi dhënë

Mali: Mi jep syzet

Miri: Ja ku i ke, merri dhe mbaje mend. Stenaldo faleminderit shumë¸shkove dhe ti te loja e këtyre, nivel i poshtër

Stenaldo: E ke gabim

Miri bërtet: Pse i more cigaret?

Mali: A je normal? Pasha Zotin nuk je normal, më preke në kokë

Miri: Më nxjerr me zarf të zi.