Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” kanë qenë ndarë mbrëmjen e djeshme në 4 grupe dhe secili prej tyre do të rrinte dorë për dore. Selin si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kishte të drejtë të bënte ndarjet e grupeve.
Në grupin e kuq ajo vendosi Stenaldon, Mateon, Malin dhe Brikenën. Katër banorët kanë kaluar momente shumë të bukura me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar të qeshurat, batutat por edhe bisedat e ndryshme mes tyre.
Teksa ishin të ulur për të fjetur, ata nisën duke bërë pyetje të ndryshme.
Pjesë nga biseda:
Stenaldo: Në katër vitet e fundit sa mendon se ke ndryshuar?
Brikena: Unë si person, vlerat që kam patur nuk ka ndryshuar asgjë. Domethënë vlerat dhe pikëpamjet se si unë i shikoj gjërat nuk kanë ndryshuar, zero. Kanë ndryshuar gjëra të tjera, për shembull çfarë shoh te një mashkull. Në qoftë se kur kam qenë më e re kam shikuar gjëra të tjera, tani shoh gjëra të tjera te një mashkull.
Stenaldo: Si?
Brikena: Ndoshta kam shikuar më shumë pamjen, të folurën, tani shoh gjëra të tjera
Stenaldo: Si për shembull?
Brikena: Thashë, unë si person parimet dhe vlerat e mia nuk kanë ndryshuar, janë të njëjta. Kanë ndryshuar qëllimet e mia në jetë, kanë ndryshuar komplet. Në ditët e sotme shoh më shumë se sa shkoj me atë person, e shoh shumë më larg, nuk më intereson pamja te një mashkulli. A është kimia, qetësia, nuk më intereson me u duk bukur por që nuk shkojnë dakord, gjëra toksike. Kam qejf një person të qetë, që kur unë jam nervoze ai më qetëson, ose e kundërta. Jo me qenë flakë të dy.



