Detaje të reja dhe të errëta kanë dalë në dritë nga përballja ligjore e reperit të famshëm, Sean Diddy Combs. Së fundmi në skenë është përfshirë edhe 50 Cent.
Sipas Clark, gjatë një udhëtimi me ashensor pas një eventi të MTV-së, Diddy ishte shprehur:
Në sallën e gjyqit, ish-asistentja e Diddy-t, Capricorn Clark, dëshmoi për një moment të tensionuar ku artisti përmendi armët me një ton serioz, duke përmendur edhe emrin e këngëtarit të famshëm.
“Nuk më pëlqejnë të shtënat. Nuk e bëj këtë. Më pëlqejnë armët”.
Koment që erdhi pas deklarimit të tij se kishte një “problem” me reperin e njohur.
Ndërkohë i menjëhershëm ishte reagimi i 50 Cent dhe ishte tipik i tij. Ai duket se nuk është zemëruar, por e ka marrë me humor.
Në dy postime në profilin e tij në “Instagram”, ai e shfrytëzoi situatën për t’a kthyer në skenë komedie. Në njërin, 50 Cent publikoi një imazh të gjeneruar nga AI ku shfaqej serioz, i veshur me kostum, me mbishkrimin:
“Prit, prit një minutë – PUFFY ka një armë?! Nuk mund ta besoj. Nuk ndihem i sigurt”.
Në tjetrin, reperi shfaqej “i tmerruar” me tekstin ironik: “Duhet të rri i qetë”.