Brikena dhe Mateo kanë pasur një bisedë me njëri tjetrin dhe Mateo i ka treguar asaj se më parë kishte qenë shumë xheloz, por me kohën është qetësuar pak.
Mateo:
Më parë kam qenë shumë xheloz, me kohën jam qetësuar pak, jo se s’jam, jam boll.
Brikena:
Mua më pëlqejnë meshkujt xhelozë.
Mateo:
Mua nuk më pëlqen fare që jam xheloz. Fakti që jam xheloz, e urrej.
Brikena:
Jo ta bëj unë xheloz, s’kam qejf ta bëj dikë xheloz, se ajo është gjë shumë e keqe.
Mateo:
Po ta them, fakti që jam xheloz, e urrej te vetja. Do të doja ta mos mendoja fare se çfarë vesh, me kë je në kafe. E urrej faktin që jam xheloz, por nuk kam ç’të bëj.



