Eni është banori i fundit i ri që hyri mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP2”. Ai merret me modeling dhe duket se hyrë me synime të qarta!

Në klipin e tij prezantues, Eni tha se banorja që i pëlqen më shumë është Kiara Tito.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Quhem Eni, jam nga Skrapari, aktualisht profesion model. Pjesëmarrës në disa dalje të ndryshme televizive, gjithashtu në videoklip dhe fotoshooting të ndryshëm. Do kisha dashur të mos isha kaq i drejtpërdrejtë, kaq i sinqertë sa jam.  Ajo që do sillte Eni ndryshe mendoj se do ishte buzëqeshja, e cila po mungon aty brenda. Ajo që më pëlqen më shumë nga gocat është Kiara. Kiara më ka pëlqyer edhe jashtë, jo vetëm aty brenda. Më shumë më pëlqen buzëqeshja e saj, të cilën e kemi të përbashkët”, tha ai në klipin prezantues.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri edhe Bjordi Mezini, Nita Latfi, Diola Dosti.