E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë konkurrentja e “Për’puthen”, Dasina Gjegji. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë program, shkëndijat e dashurisë me njërin prej djemve aty, por duke u ndalur pak edhe tek situatat e fundit në “Big Brother VIP”…
Pjesë nga intervista:
Ti kë pëlqen nga banorët aty?
Selin dhe Kristi, më pëlqejnë që të dy. Janë shumë të mirë. Ajo qetësia që ka Kristi, do doja ta kisha dhe unë. Më pëlqen dhe Mateo. Madje kam thënë si nuk ishte sivjet në “Për’puthen”. Më pëlqen, është shumë i mirë. Më duket djalë që e thotë fjalën dhe i rri asaj. Edhe i sjellshëm, e kemi parë edhe me Brikin. Edhe Briki është shumë e mirë.
Mendon se do të bashkohen me njëri-tjetrin?
Unë dua t’i shoh bashkë, por ajo Briki është shumë e ftohtë. I vendos shumë barriera. Ndoshta Brikena nuk ka aq shumë pëlqim për Mateon, sa ka ai për të.


