I ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë Niko Komani, i cili ka dhënë mendimin e tij dhe gjithashtu ka analizuar lojën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Gjatë diskutimit me Jonidën, Lein dhe Arbrin ata u ndalën edhe tek situata mes Gjestit dhe Eglit që pas rikthimit të banores sërish në lojë.

Më pëlqen si lojtare, më pëlqen më shumë tani. E kishin shansin edhe Amber, G Bani dhe Jozi. Unë kështu e njoh Eglin, ka qenë luftëtare domethënë nga jashtë e kam njohur si vajzë.

A është dakord Niko me rikthimin e banorëve sërish në lojën e Big Brother VIP?

Mbase nuk është e drejtë por kjo është loja e BBV. Në momentin që lejohet po. A është e drejtë për mua? Jo. Do të doja një lojtar të ri, nuk do të doja rikthim. 

A mendon Niko Komani se Egli ka akoma aq shumë ndjenja të forta për Gjestin?

Po, nuk mund të flas më shumë sepse di gjëra. Por ajo akoma ndjen dhe kaq mund të them. E ka shumë të vështirë dhe e kishte shumë të vështirë hyrjen. E kam nga njerëzit e saj të afërt, ajo akoma ndjen. 

Po për humbjen e ndjekësve, çfarë mendimi ka Niko?

Më duket shumë budallallëk. Nëse ata të dy do të ndaheshin jashtë gjithë. lojës sërish do t’i humbte. Më duket një reagim, tip hakmarrje. 

Ndër të tjera ai shtoi se ky veprim nuk është se ka ndodhur me Eglin por rikujtoi edhe Kiarën që u gjend në një sitatë të tillë kur ishte banore e BBV në edicionin e dytë.

Fenomeni për mua ka qenë Kiara që brenda një javë i rimori sërish.