Konkurrentja e “Dancing With The Stars”, Juliana Nura, duket se di mjaft mirë që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Falë energjisë dhe pozitivitetit ka arritur të bëj një numër të madh fansash për vete.

Madje edhe mbrëmjen e djeshme u kujdes që të ‘çmendë’ të gjithë të pranishmit në stadiumin ‘Air Albania Stadium’.

Nura pa nga afër ndeshjen e Shqipëri – Ishujt Faroe, ku ajo kishte vendosur që të vishte pantallona të ngushta mbas trupit dhe me një bluzë me simbolet e flamurit shqiptar.

Gjithashtu mbante në krahë edhe flamurin kuq e zi duke u shprehur krenare që është shqiptare.

“Me plis drejt Berlinit, sepse ty atdhe kem borxh jetën”, kishte shkruar Juliana Nura krahas fotove e videove të postuara në “Instastory”.