Pak javë më parë balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, zbuloi se shumë shpejt do të bëhej baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale, teksa postoi disa poza shumë të ëmbla.

Ai shfaqej me bashkëshorten e tij, Charlotte, duke u përqafuar dhe në duar mbanin ekon që tregonin se do bëheshin sërish prindër. Ata zbuluan se bebushi do të vijë në jetë në muajin gusht.

“Familja jonë do zmadhohet. Në gusht do vij një gëzim i ri. Jemi jashtëzakonisht të lumtur.”- shkroi Kledi në llogarinë e tij.

Ndërkohë së fundmi ata kanë zbuluar gjininë e bebit  dhe duket se këtë radhë do të bëhen me djalë. Në një foto familjare, shihet që vajza e tyre ka lyer dorën me bojë blu dhe mbi barkun e nënës ka vendosur shenjat e gishtave.

“Lea zbuloi një sekret, kush e kuptoi”, ka shkruar balerini shqiptar krahas fotos.