Ky është momenti kur këngëtari Jozefin Marku dërgohet në komisariatin e policisë në Tiranë, në lidhje me incidentin e dhunës ndaj Eduard Kuçit.

Policia e Tiranës bëri me dije se ai është shoqëruar bashkë me një tjetër person, të cilët do të merren në pyetje në lidhje me rastin.

Ndaj këngëtarit rëndojnë 5 akuza, konkretisht: “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.