Sydney Sweeney ka tërhequr sërish vëmendjen me imazhet e reja nga prapaskenat e fushatës së fundit të markës së saj të të brendshmeve, SYRN.
Aktorja 28-vjeçare pozoi me një set blu prej dantelle, ndërsa në një tjetër fotografi u shfaq me një kombinim të ngjashëm në nuancë blu të çelët.

Sweeney ndau gjithashtu një video dhe disa fotografi në stilin polaroid nga realizimi i setit fotografik, duke u dhënë ndjekësve një pamje më nga afër të prapaskenave të fushatës, shkruan DailyMail.
Kostumet e ditëlindjes duken pak më ndryshe këtu
-shkroi Sweeney në një prej postimeve.

Aktorja zbuloi gjithashtu se koleksioni i ri do të mbajë emrin “Gjokset e Ditëlindjes” dhe do të jetë i disponueshëm nga 1 shtatori.
Fushata vjen pak para ditëlindjes së saj të 29-të, më 12 shtator, duke e lidhur drejtpërdrejt lançimin me muajin e saj të lindjes.

Që prej lançimit të SYRN, Sweeney ka qenë vetë figura kryesore e fushatave të markës, duke zgjedhur një estetikë të guximshme dhe sensuale për të prezantuar koleksionet e reja.
Edhe këtë herë, fotografitë e saj kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa aktorja duket se po e përdor gjithnjë e më shumë imazhin e saj publik për të ndërtuar identitetin e markës.

Me një koleksion të ri, një emër që nuk kalon pa u komentuar dhe një lançim vetëm pak ditë para ditëlindjes së saj, Sydney Sweeney duket se ka gjetur mënyrën për ta kthyer festën e 29-vjetorit në një tjetër moment të madh për SYRN.
