I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ishte Zebervoki. Ndër të tjera, ai sqaroi të vërtetën e largimit të tij nga policia e shtetit.

Unë mora një vendim që s’kishte të bënte fare me situatën që po ndodh në Shqipëri dhe ishte diçka që lidhej me një zgjedhje, me një dëshirë për t’i lënë më tepër kohë dhe hapësirë projekteve të mia. Pashë që pasi bëra statusin, më kishin dedikuar tituj, heroi i popullit, e të tjera. Kjo nuk më pëlqeu sepse isha i qartë në statusin tim se pse e mora atë vendim dhe kur pashë ato lloj dedikimesh të padrejta, meqë u mor në këtë konotacion, vendosa të mos tërhiqem. Vendimin tim publiku nuk do e marrë vesh, dua ta mbaj për vete, nuk dua ta bëj publike. Nga unë në vazhdim, do bëj publike vetëm projektet artistike, nuk dua të bëhem pjesë e titujve të tillë. Unë nuk e kam ndjerë atë kauzë.