Jasveen Sangha është deklaruar fajtore për pesë akuza për shitjen e drogës që mund të ketë kontribuuar në vdekjen e aktorit të famshëm, Matthew Perry.

Gjyqi po vijon me katër të pandehur të tjerë që dyshohet se ndihmuan në furnizimin e Perry-t me ketaminë, duke shfrytëzuar varësinë e tij për përfitimin e tyre.

“Mbretëresha e Ketaminës”, një shtetase britaniko-amerikane, fillimisht i mohoi akuzat, por e ndryshoi deklaratën e saj në gusht të vitit 2025, vetëm disa javë para se çështja të shkonte në gjyq.

Menjëherë pas pranimit të fajësisë, gjykata e akuzoi atë për shitjen e ketaminës që çoi në vdekjen e aktorit të famshëm, ndërsa prokurorët e përshkruan shtëpinë e saj në Los Angeles si një “qendër shpërndarjeje droge”.

Kontrolli pasues gjeti mbi 80 shishe ketamine dhe mijëra pilula droge, duke përfshirë metamfetaminë, kokainë dhe Xanax.

Ketamina, e njohur për vetitë e saj anestetike, është një substancë që vetëm mjekët e kualifikuar lejohen ta administrojnë.

Pasi pranoi fajësinë, 42-vjeçarja përballet me një dënim me burg që mund të arrijë në 65 vjet, ndërsa procesi gjyqësor për të pandehurit e tjerë vazhdon. Midis tyre janë mjekë dhe bashkëpunëtorë të aktorit të cilët akuzohen për shitjen dhe administrimin e substancës, me gjyqin që pritet të përfundojë në dhjetor 2025.

Perry u gjet i vdekur nga një mbidozë e ketaminës, një substancë që ishte siguruar nga një grup që shfrytëzoi varësinë dhe reputacionin e tij profesional. Zyrtarët e FBI-së thanë se Sangha dhe bashkëpunëtorët e saj përfituan nga gjendja e dobët e aktorit, i cili kishte një histori të gjatë problemesh me drogën.