Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë dalë mbrëmjen e sotme nga akuariumi dhe u janë bashkuar pjesës tjetër të banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Vëllai i Madh u dha atyre mundësinë që të dilnin nga izolimi, por me një kusht. Gjashtë banorët nuk duhet të komunikojnë me asnjë nga banorët e tjerë, përveçse me njëri-tjetrin.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Me të dalë nga akuariumi, banorët e tjerë kanë nisur menjëherë me provokimet që ata t’a humbasin sfidën. Pasi nëse njëri prej tyre flet me pjesën tjetër të shtëpisë, të gjithë do të rikthehen në izolim për një kohë të pacaktuar.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Brikena pasi ka dalë nga akuariumi është futur në dush, ndërsa disa prej banorëve i janë afruar dhe kanë tentuar që t’i prishin misionin dhe ta bëjnë që të flasë.

Ajo ka ruajtur qetësinë dhe nuk ka komunikuar me askënd, dhe as nuk ka bërë ndonjë reagim.