Aktorja e famshme, Ashley Benson, ka zbuluar së fundmi një nga efektet e ankthit në trupin e saj. Ajo ka postuar një video në rrjetin social “TikTok”, ku shfaqet e mbuluar me një peshqir.
32-vjeçarja tregon shenjat e skuqjes në krahë, gjoks, qafë dhe mjekër. Ndërkaq, ajo ka shkruar: “Kur ankthi më pushton gjithë trupin”.
Ndërkohë nga komentet, duket se Benson ia ka arritur qëllimit për t’i bërë ndjekësit e saj të mos ndihen vetëm në luftën me ankthin dhe simptomat fizike të tij.
Ndërkaq për të gjitha ata që nuk e dinë skuqjet e shkaktuara nga stresi dhe ankthi janë në fakt më të zakonshme se duken dhe priren të shfaqen si urtikarie.
Faktorët e stresit shkaktojnë një përgjigje të sistemit nervor simpatik që çliron histaminën, duke krijuar të njëjtën lloj skuqjeje që një person mund të ketë për shkak të alergjive, lëndimeve ose reaksioneve inflamatore. Për shkak të mbivendosjes së simptomave, këshillohet t’i diskutoni këto skuqje me një mjek ose profesionist të shëndetit mendor.
Ndërkaq, njerëzit në të 40-at dhe të 50-at raportojnë më shumë probleme të shëndetit mendor, rritje të stresit, presionit dhe më pak kënaqësi nga jeta sesa të rriturit më të rinj ose më të vjetër.
Prandaj, kriza e moshës së mesme është shumë reale dhe ekziston, thonë ekonomistët nga Britania, SHBA dhe Singapori në një studim të publikuar nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike (NBER).