Alisha Lehmann ka nisur një aventurë të re digjitale. Sulmuesja e ekipit të Comos ka hapur një profil në “Fanvue”, platformë e ngjashme me “OnlyFans”.
Ajo i ka ftuar ndjekësit të abonohen me premtimin e një kontakti të drejtpërdrejtë: “Ejani të flisni me mua, ju përgjigjem vetë”.
Siç është konfirmuar, në kanalin e saj nuk do të ketë foto nudo. Përkundrazi, përmbajtja do të përfshijë poza profesionale me bikini ose veshje të lehta, si edhe momente nga jeta e saj private, gjithmonë brenda kufijve të elegancës.


