Djali i Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, Amen, feston ditën e sotme ditëlindjen. I biri i çiftit të shumëpërfolur të showbiz-it të cilët u divorcuan rreth dy vite më parë mbush sot 2 vjeç.

E në këtë ditë të shënuar nuk ka munguar urimi nga këngëtarja e njohur. Përmes një postimi në “Instagram”, Xhensila ka shkruar fjalë të ëmbla me shumë dashuri me të voglin e saj.

Postimi i Xhensila Myrtezajt në “Instagram”:

Amen,

Ti, bebe e bekuar, që solle dritë në jetën time, solle forcë aty ku mendova se s’kishte asnjë, dhe më dhurove çdo ditë copëza parajse që nuk dija të ishin të mundshme. Ti je engjëll që erdhe në botë, me sytë e qeshur që shuan çdo errësirë, dhe më bëre të kuptoj se dashuria është diçka më e fuqishme se çdo mundim, sakrific.

Çdo hap i yti është një bekim për këtë botë, dhe kur të shoh, më duket sikur shoh një pjesë të qiellit këtu, midis nesh. Jeta ime tani ka kuptim, sepse ti ke sjellë dritën e tij, pa u trembur nga errësira. Ti më dhe forcën që nuk e dija se e kisha. Me ty, çdo veshtiresi u bë më e lehtë dhe çdo errësirë mori drite. Ti me shpetove, Amen, më shpetove jetën, my savior, shpetimtari im. falë teje, ndjej se mund te pushtojmë botën te tre sëbashku.

Qëndro gjithmonë i mirë, ashtu siç erdhe, si një engjëll – biri im. Duaje veten, duaje gjakun tënd, dhe duaje çdo kënd të botës, pavarësisht nëse ata e meritojnë apo jo.

Krishti qoftë gjithmonë me ty, me duar të shtrira mbi ty, me forcën që të udhëheq dhe të mbron çdo ditë. Ti je më shumë se çdo njeri që mund të njoh, je pjesë e diçkaje më të madhe.

Gëzuar ditëlindjen, engjëlli im, shpirti im i ndritshëm. Je drita që mbush jetën time, dhe falënderoj Zotin që ekziston, që je këtu, që je djali im. Të dua me një dashuri që as fjala s’mund ta përshkruajë, por që është më e fuqishme se çdo dritë, më e fortë se çdo dhimbje. Une gjithmonë do te jem ketu për ty, me zemën time te hapur dhe pa kushte. Te dua Mama Sila. 👼❤️.