Robert Berisha është një ndër emrat më të lakuar në media. Ai bëhet shpesh dashur ose padashur pjesë e thashethemeve rozë.


Pas ndarjes së bujshme me këngëtaren e njohur, Nora Istrefi, dhe lidhjes “sekrete” me Xhesika Kadiun, duket se këngëtari ka dashur së fundmi t’i përkushtohet vetëm vetes.



Lart e poshtë flitet se po sjell një emision të ri për fansat e tij, i cili do të titullohet “Robi plaket kur do vetë” dhe shumë shpejt pritet që ky projekt të nisë transmetimin në ekran.





Në fakt, kanë kaluar plot 26 vite nga koha kur ishte adoleshent dhe Roberti ende duket si një djalë në të 20-tat e tij. 



Në “InstaStory”, këngëtari ka ndarë me ndjekësit një foto të vjetër të tijën, kur ishte ende në moshë të re dhe kishte shumë kilogramë më pak.


Poza është shkrepur në vitin 1994 dhe Roberti duket shumë ndryshe nga ç’është sot.


Pamja e tij mund të ketë ndryshuar, por shpirti i këngëtarit duket se “ka mbetur” në vitin 1994, pasi Roberi njihet për energjinë, humorin e spontanitetin e tij, të cilat s’i kanë ndryshuar as vitet.