Tim Burtin dhe Monica Bellucci, të cilët kanë qenë shumë të rezervuar sa i përket romancës së tyre, janë ndarë pas gati dy vitesh lidhje. Regjisori amerikan dhe aktorja italiane e njoftuan këtë lajm përmes një deklarate dërguar AFP-së.

“Me shumë respekt dhe dashuri të ndërsjellë, Monica Bellucci dhe Tim Burton kanë vendosur të ndahen”, thanë dy personazhet e famshëm në deklaratën e përbashkët.

Fansat janë habitur nga ky lajm i papritur pasi nuk ka patur asnjë tregues për ndonjë problem në marrëdhënien e tyre. Ndërkohë arsyeja e ndarjes nuk është zbuluar.

Regjisori i “Edward Scissorhands” dhe “Sleepy Hollow” dhe aktorja e “Mission Cleopatra” ose “Irreversible” u takuan në festivalin “Lumiere” në Lyon, në tetor të vitit 2022, kur italiania i dorëzoi çmimin “Lumiere” për Arritje Gjithëpërfshirëse.

Tim Burton dhe Monica Bellucci më pas filluan një marrëdhënie që çoi në një bashkëpunim artistik me filmin “Beetlejuice”, i cili u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia, në vitin 2024.

Në këtë film artistik, një vazhdim i komedisë makabre të vitit 1988 të Tim Burton, Monica Bellucci luan Delores, një krijesë e ligë si Frankenstein, e vendosur të hakmerret ndaj ish-burrit të saj, Beetlejuice (Michael Keaton).

“Beetlejuice” ishte një sukses në arkëtimet e Amerikës së Veriut, duke fituar gati 300 milion dollarë.