Modelja e njohur, Karlie Kloss dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Joshua Kushner, janë bërë prindër për herë të tretë. Çifti mirëpriti një vajzë më 18 shtator, të cilës i vendosën emrin Rae Florence. Ata tashmë kanë dy djem, Levin 4-vjeçar dhe Elijahun 2-vjeçar. Karlie e kishte konfirmuar shtatzëninë në mars, ndërsa tani ndau me ndjekësit emocionet e amësisë, duke theksuar mbështetjen e madhe të Joshuas në këtë rrugëtim.

Ajo tregoi se partneri e ka inkurajuar gjithmonë të ruajë individualitetin e saj edhe si nënë. Kloss dhe Kushner janë në lidhje që nga viti 2012 dhe janë martuar rreth shtatë vjet më parë. Joshua është vëllai i Jared Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump. Çifti thekson se dashuria dhe lidhja e tyre është forcuar falë momenteve të shumta që kanë kaluar bashkë gjatë 13 viteve të marrëdhënies.