Këngëtari i famshëm, Justin Bieber, ka postuar për herë të parë në “Instagram” që nga arrestimi i mentorit të tij të dikurshëm, Sean Diddy Combs.

30-vjeçari postoi një kombinim të fotografive të tij dhe imazheve të lidhura me shpendët.

View this post on Instagram

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Ylli kanadez i popit publikoi një postim që përshkruanin vazhdimësinë e tij të fundit, pasi ai shihej në fotografi të shumta duke përfshirë vende nga më të ndryshmet.

Këngëtari i “Love Yourself “– i cili në gusht mirëpriti fëmijën e tij të parë me gruan Hailey Bieber , 27-vjeç, përfshiu gjithashtu imazhe të tij duke pirë nga një filxhan dhe një zog.

Para postimit të së dielës, hera e fundit që ai kishte hyrë në faqen e tij në Instagram ishte 3 shtatori, gati dy javë para arrestimit të Diddy nga autoritetet federale në lidhje me akuzat për trafikim seksual.