Baba Vanga, gruaja e verbër për të cilën thuhet se ka parashikuar shumë ngjarje dhe fenomene botërore përpara se të ndodhin, ka bërë një të tillë edhe për Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. E konsideruar si “Nostradamusi i Ballkanit”, së fundmi në shumë media botërore thuhet se në vitin 1979 ajo kishte parashikuar që Vladimir Putin dhe Rusia do të dominojnë botën.
Në një takim që kishte patur me shkrimtarin Valentin Sidorov, BirminghamLive raporton se Baba Vanga i kishte thënë: “Të gjithë do të shkrihen si akulli, vetëm një do të mbetet i paprekur, lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë. Askush nuk mund ta ndalojë Rusinë. Nuk do të ketë asnjë pengesë në rrugën e saj dhe do të bëhet zot i botës”. Specialistët kanë përllogaritur se 68% e profecive të saj kanë ndodhur dhe jo 85% siç pretendojnë ndjekësit në rrjetet sociale.
Ndërkaq nëse ju është dukur se viti 2025 ka kaluar shumë shpejt, nuk jeni duke gabuar. Nata e Vitit të Ri është gjithmonë një moment për të reflektuar mbi 12 muajt e fundit, dhe për disa njerëz, viti ka kaluar si një “rrufe”, ndërsa për të tjerët, ka ecur ngadalë. Por sipas ekspertëve të kompanisë së zonës kohore TimeAndDate, viti 2025 ishte, objektivisht, pak më i shkurtër se zakonisht. Kjo është arsyeja pse ndoshta nuk e keni vënë re.
Graham Jones, komunikues shkencor, tha për Newsweek se viti i kaluar ka qenë rreth 65 milisekonda më i shkurtër se mesatarja, duke e bërë atë vitin më të shkurtër të regjistruar deri tani. Shkaku është shpejtësia e rrotullimit të Tokës: edhe një ndryshim i vogël mund të bëjë që një ditë të jetë pak më e gjatë ose pak më e shkurtër se mesatarja prej 86,400 sekondash.




