Edhe pse burrat nuk kanë menstruacione si gratë, shkenca tregon se ata përjetojnë cikle hormonale të përditshme, të cilat shumica e njerëzve nuk i vënë re. Sipas ekspertëve, niveli i testosteronit te meshkujt është më i lartë në mëngjes dhe bie gradualisht gjatë ditës. Këto ndryshime hormonale ndikojnë drejtpërdrejt në energji, humor dhe sjellje.
Ndryshe nga gratë, stresi te burrat shfaqet fillimisht në nivel biologjik, përpara se të shfaqet emocionalisht. Kjo është arsyeja pse fazat e ulëta mund të duken si mungesë energjie, tërheqje dhe heshtje, irritim. Këto shenja nuk janë dobësi, por reagime biologjike normale.
Specialistët theksojnë se burrat rigjenerohen më mirë përmes pushimit, lëvizjes fizike, qetësisë mendore dhe jo përmes presionit të vazhdueshëm. Ndërkaq, mosha kur një vajze i vijnë për herë të parë menstruacionet, nuk është thjesht një moment biologjik i rritjes, studimet tregojnë se ajo lidhet me disa rreziqe shëndetësore afatgjata. Sipas kërkimeve shkencore, gratë të cilave u ka ardhur cikli i parë para moshës 12 vjeç kanë një rrezik më të lartë për disa probleme shëndetësore, përfshirë kancerin e gjirit dhe sëmundjet kardiovaskulare, krahasuar me ato që u ka ardhur më vonë.




