Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëri Live”, ku ka reaguar për herë të parë për largimin me zarf të zi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Keijsi u përjashtua nga ky edicion i reality show-t për shkak të thyerjes së rregullave, duke përdorur gjuhë denigruese të përsëritur ndaj Kristit.

Gjatë kësaj interviste, ish-banori u pyet në lidhje me raportin e tij me dy banoret e BBV 5, Stelina dhe Ina.

Teksa po fliste për Stelinë, Keijsi u shpreh e se ka mbyllur përfundimisht, ndërsa për Inën deklaroi se do të vazhdojë njohjen jashtë.

“Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, për pritjen që unë i bëra”, tha ai.

Keijsi foli edhe për lojën, duke thënë se Inën e goditën moralisht.

“Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar. Ina nuk dinte gjë për videon. Në aspektin moral, e goditën shumë. Sikur ajo është një njeri i pavlerë”, vijoi banori.

I pyetur nëse Ina ka hyrë mes tij dhe Stelinës, Keijsi u shpreh që jo.

“Me Stelinën jam shkëputur për arsye të pasigurisë, siç ndodhi dhe aty. Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht. Stelina erdhi me tendencë, u nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë”, tha Keijsi.