Një modele, e cila fiton plot 9 milionë paund në vit falë shtatit të saj të lartë, është duke marrë hakmarrjen përfundimtare. Personat që dikur e kanë bullizuar në shkollë, tani po shpenzojnë para për t’a parë atë online.

“Daily Star” shkruan se është fjala për Marie Temara, e cila është 1.88 e gjatë. Kur ishte adoleshente, 26-vjeçarja nga Kalifornia, kritikohej shumë për gjatësinë e saj, por tani është pikërisht ky atribut që e ka bërë atë të fortë dhe të njohur.

Në atë kohë, Marie përballej me kritika për pamjen mashkullore për shkak se ishte më e gjatë se fëmijët e tjerë. Por tani çdo gjë ka ndryshuar dhe ajo numëron plot 2.4 milionë ndjekës në “Instagram”.

Por jo vetëm kaq, pasi personat që e kanë sharë tani po paguajnë shumë para si abonentë të përmbajtjes së saj në faqet për të rritur, ku ajo poston foto të këmbëve.

“Ngacmuesit e mi po paguajnë për të parë pikërisht ato karakteristika që i tallnin”, ka rrëfyer influencuesja, e cila ka shtuar:

“Po qesh e fundit dhe ndihem shumë mirë”.

Temara ka treguar se si një djalë e ka shpërfillur ftesën e saj të mbrëmjes së maturës pasi ‘ishte shumë e gjatë për foto’, tani jep 100 dollarë sa erë ajo poston foto në faqen e saj të internetit.