Pamela Shqezi ka qenë e ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka rrëfyer situatat më të pazakonta gjatë xhirimeve të “Summer Party”.
Ajo tregon se si një djalë ishte në një tavolinë me tre vajza dhe për njërën prej tyre ai nisi duke bërë deklarata dashurie. Por kur kuptoi se kjo gjëja do të transmetohej në televizion, ai ka shkuar dhe i ka kërkuar që të mos e nxjerrë pasi ‘ajo ishte e dashura dhe gruan e kishte në shtëpi’.
“Isha në jug dhe po xhiroja. Ishte një çun dhe tre vajza në një tavolinë, po kërcenin. Ky djali kishte pirë pak kam përshtypjen sepse kur u afrova për të xhiruar, ndoshta nuk e kuptoi fare që kjo gjëja do të transmetohej dhe filloi duke thënë që ‘këtë gocën e kam përzemër, e kam për shpirt’. Ai filloi duke bërë disa deklarata për këtë vajzën dhe kjo nuk foli fare se ndoshta nuk ishte aq e pirë dhe e kuptoi se kjo gjëja është televizive. Unë thashë ‘o sa bukur, sa të dashuruar’ dhe m’u bë qejfi. Pastaj si duket, vajza i ka thënë ‘shiko është për transmetim’, e ka informuar djalin. Ai vjen dhe më thotë ‘goca më fal, do t’a presësh atë që ndodhi’. E unë e pyeta se pse dhe ai tha ‘puna është se unë në fakt këtë e kam të dashur por kam dhe një grua te shtëpia. I thashë se nuk do t’a pres”, tha ajo duke qeshur.
Më pas Pamela shton se transmeton çdo gjë që është e lejueshme nga njerëzit.
“Ndodh shumë herë që thonë në formë shakaje ‘kam dalë, nuk di gjë nusja që kam dalë’ ose më thonë ‘jam i kërkuar mos më nxirr’. I kërkuar nga kush, nga çfarë? Ka shumë situata gazmore, të bukura, komplimente, flirte. Mua më pëlqen, ia kam marrë dorën tani, e bëj me shumë dashuri”, tha Shqezi.



