Romanca mes këngëtares së famshme, Katy Perry dhe ish-kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, duket se po bëhet gjithnjë e më serioze. Çifti është fotografuar së fundmi në Tokio, teksa shëtiste dorë për dore në një nga zonat më të frekuentuara turistike të qytetit.
Mediat e huaja shkruajnë se ata u panë në lagjen historike Asakusa, ku më pas darkuan në një ambient tradicional japonez, i njohur për shfaqjet e sumos dhe kuzhinën karakteristike.
Sipas burimeve pranë tyre, mbrëmja kishte atmosferë të qetë e romantike, larg vëmendjes së tepërt mediatike.
Katy Perry ndodhet aktualisht në Japoni në kuadër të turneut të saj “Lifetimes”.
Lidhja mes saj dhe Trudeau u konfirmua publikisht në tetor, pas festimit të ditëlindjes së këngëtares në Paris. Prej asaj kohe, ish-kryeministri kanadez është parë shpesh në koncertet e saj, duke e mbështetur nga rreshtat e parë.
Shfaqja e tyre e fundit në Tokio vetëm sa ka shtuar kureshtjen dhe interesin e publikut për një nga romancat më të përfolura të momentit.






